Sot rreth orës 16:30 në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen Ulpiana tek semaforët afër Postës së Kosovës, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nepërmjet zëdhënëses për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 jemi marrë informatën për një aksident në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjën Ulpiana, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit një 37 vjeçar V.K, ka marrë lëndime të lehta trupore, dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Klan Kosova.