Pritet vendimi për lirimin e ish-zyrtarëve të VMRO-së

Në vend të paraburgimit në Shutkë, arrest shtëpiak. Katica Janeva propozon masa më të buta për biznesmenët Orce Kamçev, Cvetan Pandelevski dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Perandoria” për larje parash. Prokuroria Speciale vlerëson se arresti shtëpiak është i mjaftueshëm edhe për Mile Janakieskin dhe Kiril Bozhinovskin, të akuzuar për parregullsi në lëndën “Titanik”. Specialja nuk zbardh detaje për këtë vendim. Para më shumë se një muaji, PSP kërko Janakieski dhe Bozhinovski të arrestohen për shkak të treguesve serioz se planifikojnë arratisjen. Dyshimet e këtilla i mbështetën me shënim nga DSK-ja. Në ndërkohë, për ish drejtorin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov ende nuk është dhënë mendim nëse paraburgimi do t’i zëvendësohet me masë më të butë. Ai ofroi 1 milion euro si garanci.

Kur ofrohet garanci, garancia ofrohet për mbrojtje në liri, e jo për arrest shtëpiak. Cili do jetë qëndrimi i prokurorisë nuk e di, por pres të jetë pozitiv. Sido qoftë, më mirë arrest shtëpiak sesa paraburgim. Edhe pse si masë sigurie ai është i dyti në listë me të cilën pamundësohet liria e lëvizjes së të akuzuarit. Megjithatë kushtet në repartin e paraburgimit në burgun në Shkup dhe kushtet e shtëpisë nuk krahasohen…”.

Në shkallë të ndryshme të gjykatave do të vendoset se cili prej të dyshuarve dhe të akuzuarve do të dalë nga Shutka. Në Apel do të vendoset për Kamçevin, Pandelevskin, Janakieskin dhe Bozhinovskin, ndërsa në Penale për Sasho Mijalkovin. Përndryshe, ish-drejtori i DSK-së u soll nga Shutka sot që të gjykohet për rastin Tortura, ku ai akuzohet për mënyrën se si u arrestua Ljube Boshkoski shtatë vjet më parë.

Bojan Stojanovski 

Loading…

TAGS