Pritjes po i vjen fundi, Miriami dhe Albani e kanë zgjedhur emrin e foshnjës

Pritjes po i vjen fundi, Miriami dhe Albani e kanë zgjedhur emrin e foshnjës
12:01 | 16 Dhjetor 2019

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po bëhen sërish prindër.

Ndërsa pritjes po i vjen fundit, e ata do të bekohen sërish me një fëmijë në jetën e tyre, çifti i artistëve të njohur janë gjithmonë protagonistë të medias rozë në çdo dalje publike.

Këtë herë, mami Miriami ishte pjesë e kopertinës së revistës “Who”, ku në një intervistë të gjatë, ajo ndau emocionet dhe përjetimet e shtatzënisë së dytë, atmosferën që mbizotëron në familjen e tyre kur vetëm pas pak ditësh pritet që bebja të vijë në jetë, përjetimet e Amelisë si vajza e madhe e çiftit, e plot detaje të tjera.

Por, nëse ka diçka që kuriozon në masë çdoherë, e sidomos kur bëhet fjalë për personazhe publik ajo është çështja e emrit. Për djalin, duket se Miriami dhe Albani e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, që duket se si emër mbart një kuptim special për ta.

“E kemi menduar! Nuk kemi patur shumë alternativa sepse ky emër erdhi në mënyrë shumë instinktive dhe ka një kuptim për ne dhe po ashtu edhe për bebin. Kemi dhe disa opsione të tjera, por ende i japim dhe pak kohë vetes për të vendosur plotësisht”, është shprehur këngëtarja gjatë intervistës.

E sigurt që ata si prindër kanë bërë zgjedhjen e duhur për emrin që i vogli do të mbajë për gjithë jetën! Ndaj, ne plot emocione presim që ata ta zbulojnë, ditën kur biri i tyre do të lindë!

TAGS