Mbrëmë (11-nëntor) rreth orës 21 e 30 minuta, në fshatin Pirok të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 31-vjeçari R.S. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, për arsye se gjatë kryerjes së kontrolli tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar armë zjarri pistoletë ,,CZ,, me një kornizë me 8 plumba dhe një kornizë tjetër të mbushur me 9 plumba, të cilat i ka pasur në një çantë të zezë dhe të njëjtat i ka poseduar pa leje, njofton Flaka
Personi R.S. ka qenë duke udhëtuar me taksi veturë të cilën e ka drejtuar 54-vjeçari M.I. nga fshati
Siniçan.
Pasi që është privuar nga liria i njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe kundër tij
do të përgaditet parashtresa adekuate.