Probleme me martesën?! Gili tregon si ia ka dalë mbanë

Probleme me martesën?! Gili tregon si ia ka dalë mbanë
19:13 | 20 Tetor 2019

Gili dhe bashkëshorti i saj, Ilir Berani kanë 35 vite së bashku.

Në gjithë këto vite, nuk do ishte gabim të pyesnim nëse martesa e tyre ka kaluar ndonjë krizë ose jo!

Gili u përgjigj kështu në “E Diell”:

“Para se të vinim në program, bëmë luftë në veturë, në shtëpi, në rrugë, por këtu (TV) jemi mirë” u përgjigj duke qeshur ajo. “Cila martesë nuk ka probleme, nga ato të voglat teknike” ka argumentuar më tej këngëtarja. “Nuk kam pasur kriza të mëdha sepse familja është e shenjtë, fëmijët janë aty për të na mbajtur baraspeshën, për të treguar që nuk jemi më të rinj, kemi një moshë që duhet të jemi në shërbim të tyre” ka deklaruar ajo.

Sa i takon raportit më bashkëshortin, Gili tregoi me shaka se e ka gjetur gjithmonë formën që të jenë gjithmonë bashkë dhe ai të mos e “mashtrojë”.

TAGS