Probleme me policinë? Pranga në shtëpinë e Françeska Jaçes, ja postimi i mikes së saj

Probleme me policinë? Pranga në shtëpinë e Françeska Jaçes, ja postimi i mikes së saj

Modelja” Françeska Jaçe vazhdon të prodhojë më shumë lajme për sherret e bujshme me vajza e djem, sesa për pasarelat. Ajo ndan përditë me ndjekësit e saj, pamje nga jeta e luksit, pushimet dhe rrobat e shtrenjta. Por duket, se bashkë me sherret vijnë edhe problemet. Së paku, këtë kuptuam nga postimi i mikeshës së ngushtë të Françeskës, Silvia Dashit. Ajo ka publikuar disa momente nga qëndrimi në shtëpinë e Françeskës, ku ka gjetur edhe një palë pranga. Krahas fotos ajo shkruan: “Këto gjëra ndodhin vetëm ke shtëpia Françeskës”, shoqëruar me një emoji që qesh.





Të jenë prangat një simbol i vajzës së fortë që Françeska kërkon të transmetojë, apo ajo ka patur disa probleme të vogla me policinë?! Pse i duhen prangat në shtëpi një modeleje? Të ketë nisur Françeska të aplikojë artet marcial. Këto pyetje janë pa përgjigje, por ajo që mund të themi është se edhe nëse arrestohet, ajo s’është e para. Thuajse çdo muaj, koleget e Françeskës bien në prangat e policisë për ngjarje nga më të ndryshmet. Ndaj, mezi presim të dimë motivin pse në shtëpinë luksoze të Jaçes ka edhe pranga.

TAGS