Për shkak të rasteve të reja të koronavirusit, një konfeksion nga Probishtipi prej dje është mbyllur, ndërsa punëtorët janë dërguar në pushim kolektiv vjetor, ka informuar Kristina Ampeva nga OJQ, “Gllasen tekstilec”- Shtip.
Në këtë periudhë, ka thënë Ampeva, vërehen edhe largime nga puna nëpër konfeksione.
“Ka largime kolektive ose të mos them largime, mosvazhdim të kontratave. Kemi pasur rast në një firmë ku nuk është vazhduar kontrata ndaj 40 punonjësve, megjithatë ata që janë në afat të pacaktuar u është dhënë të nënshkruajnë ndonjë aneks marrëveshje, të jenë në orar katër orësh pune ose të firmosin aneks në afat të caktuar me çka do të jenë nën Agjencinë për Punësim. Në këtë reaguam me ekipin juridik dhe punonjësve u apeluam të mos nënshkruajnë asgjë”, ka thënë Ampeva.
Sipas saj, punonjësit nuk guxojnë të jenë dëm kolateral, ndërsa punëdhënësi nëse ka probleme gjatë ushtrimit të biznesit duhet t’u caktojë punonjësve shkarkim nga arsye të këtilla.
“Konform kësaj edhe procedura e Ligjit për marrëdhënie të punës të zbatohet nga ana e punëdhënësit, jo në këtë mënyrë”, ka thënë Ampeva.
Për momentin ata nuk mund të japin numër të saktë se sa punëtorë kanë mbetur pa punë, pasi punojnë dhe intervenojnë në raste për të cilën punonjësit u janë lajmëruar.
Ndërkohë, Kirill Nashkov, përfaqësues i Klasterit te tekstilit në Shtip ka thënë se edhe krahas fushatës negative bëjnë gjithçka të ndahen sa më pak largime. Sektori pret probleme pasi deri tani janë mbuluar me kontratat e nënshkruara dhe porositë që kanë qenë në depo. Ata kanë qepur maska dhe skafanderë, ndërsa edhe oferta për pajisje medicinale në këtë moment është ulur.