Probleme për City-n, gati oferta e parezistueshme për Guardiola-n

Pavarësisht se e ka garantuar qëndrimin e tij në Angli, Pep Guardiola mbetet gjithmonë një nga trajnerët më të kërkuar në nivel ndërkombëtar.

Ja pse, siç ka shpjeguar Daily Express në versionin e saj online, nuk kanë fund zërat që flasin për një kalim të mundshëm të trajnerit aktual të Manchester City-t te Paris Saint-Germain.

Sipas portalit anglez, drejtuesit e kampionëve të Francës kanë përgatitur një ofertë që do të jetë shumë e vështirë të refuzohet nga trajneri spanjoll.

Pep, i cili nuk po kalon një sezon shumë të mirë në kampionatin anglez dhe pavarësisht arsyeve familjare (familja është kthyer të jetojë në Barcelonë), mund të mendojë për një të ardhme akoma larg të afërmve të tij.

Një e ardhme që mund të jetë pikërisht në Paris, ku e kanë zgjedhur për ta ndihmuar të hedhë një hap tjetër përpara dhe të fitojë trofe europianë.

MEDIAL.mk