Problemet me mbeturinat, komunat kërkojnë masa urgjente

Nga 30 komunat e monitoruara vjet për mirëmbajtjen e ambientit, katër u zgjodhën si më të mirat për respektimin e standardeve ekologjike. Shoqata për menaxhimin dhe paketimin e mbeturinave “Pakomak”  zgjodhi Prilepin, Kavadarin, Karposhin dhe Qendrën si komunat më ekologjike për vitin 2018.

I pari i Prilepit, Ilija Jovanovski bëri të ditur se kanë shpërndarë 3 mijë shporta plehrash, duke arritur të seleksionojnë rreth 80% të mbeturinave. Ai tha se kanë porositur edhe 30 autobusë ekologjik, por deri më tani nuk kanë pasur matës të ndotjes së ajrit.  Jovanovski thotë se mbajnë rekordin për pastrimin e lumit të qytetit.

Në Prilep vitin e kaluar e lëshuam në përdorim centralin për pastrimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave. Kjo është më modernja në Maqedoni, me kapacitet të 100 mijë banorëve, e cila ka kushtuar 23 milion euro- deklaroi Ilija Jovanovski, Kryetar i Komunës së Prilepit.

Nga Komuna e Karposhit thonë se kanë dhënë subvencione për blerjen e biçikletave dhe kanë rritur për 30% kapacitetin e fuqisë punëtore për mirëmbajtjen e ambientit. Kryetari Stefan Bogoev thotë se me shtrirjen e sistemit te gazifikimit, do te ulin ndotjen duke mënjanuar ngrohjen me dru dhe qymyr. Ai paralajmëron se Inspektorati do te vazhdoj të dënojë qytetaret e pakujdesshëm.

Në vitin e ardhshëm vazhdojmë sërish me mbjelljen e 300 fidanëve vetëm nga komuna jonë. Fillojmë me ndërtimin e parkut përreth Lumit Vardar, ku momentalisht ka deponi të egër dhe drejtpërsëdrejti, ta them popullorçe, do ta ndërrojmë atë me park të ri- tha Stefan Bogoev, Kryetar i Komunës së Karposhit.

Sipas Shoqatës “Pakomak” në Maqedoni shteti shpenzon vetëm 50 cent për kokë banorë, në menaxhimin e mbeturinave. Ndërsa, investimet e rajonit janë 5 euro për kokë banori, përderisa  Gjermania, ndanë 10 euro për kokë banori, për të menaxhuar dhe ricikluar mbeturinat në tërësi.

Ambientalistët, iu bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për ruajtjen e ambientit ku jetojnë, në mënyrë që mos të rriten shpenzimet për seleksionimin e tyre. Ata thonë se shumë komuna tjera janë të ndotura, por përveç autoriteteve kërkojnë që të rritet edhe vetëdija qytetare.

Adnan Qaili

Loading…

TAGS