Alsat 2019-07-23T15:41:18+02:00
Procedurat për kompetencat e deponisë Drislla janë në rrjedhë. Kreu i Shkupit, Petre Shilegov tha se dokumentacioni i duhur do të dërgohet në Regjistrin Qendror pas çka Drislla do të bëhet ndërmarrje e re publike e qytetit. Ditë më parë, këshilli i Qytetit të Shkupit e anuloi zgjedhjen e kompanisë gjermane “Sholc” për partner privat në deponinë Drislla. Vendimi që të zgjidhet e më pas të anulohet zgjedhja e kompanisë Shulc, vjen pas kontestit të gjatë gjyqësor të iniciuar nga kompania gjermane, që përfundoi me prishjen e kontratës me partnerin të cilin para tetë viteve e zgjodhi administrata e Koce Trajanovskit- kompaninë italiane FCL Ambiente. Për shkak të kontestit gjyqësor, italianët nuk i investuan asnjëherë 73 milionë eurot e premtuara, kështu që tani, Shkupi praktikisht e kthen deponinë e njëjtë të cilën ia dha partnerit privat.
Tashmë jemi në proces, janë të njoftuar pjesëmarrësit se procedura është anuluar dhe në bazë të këtyre njoftimeve dhe në bazë të vendimeve Qyteti dërgon dokumentacionin e duhur në Regjistrin Qendror. Drislla do të bëhet ndërmarrja e re publike e qytetit, do ta verifikojmë gjendjen, do të shohim se si janë implikimet financiare gjatë këtyre 8 viteve me qëllim që të kemi një pasqyrë të plotë se çfarë është Drislla edhe në aspektin financiar, para së gjithash në kuptimin ekologjik- deklaroi Petre Shilegov, kryetar I Shkupit.
Alsat
Loading…