Procedurë disiplinore për avokatin Dauti pasi kërkoi përkthim të tërë materialit të lëndë “TNT”

Procedurë disiplinore për avokatin Dauti pasi kërkoi përkthim të tërë materialit të lëndë “TNT”

Gjykatësi Ognen Stavrev i cili e udhëheq lëndën “TNT” për rrëzimin e objektit “KOSMOS” të Fiat Canoskit, ka ngritur procedurë disiplinore kundër avokatit Merxhan Dauti, nën dyshimin se dëshiron ta zvarrisë gjykimin për këtë rast, duke kërkuar të përkthehen të gjitha dokumentet nga gjykimi dyvjeçar dhe ta keqpërdor pozitën zyrtare prej avokati, njofton portali “SDK”, transmeton Portalb.mk.

Stavrev në seancën e sotme e ka lexuar letrën që e ka dërguar te Oda e Avokatëve, ku thuhet se me kërkesë të Dautit, i cili thirret në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, t’i sigurohet përkthim të tërë lëndës, duke e zvarrit dhe bllokon procedurën, e cila është në fund.

Ai e ka njoftuar Odën e Avokatëve se së shpejti ky gjykim do të përfundojë dhe se do të shpallen fjalët përfundimtare duke e kujtuar se sipas nenit 12 të Ligjit për avokaturë, i emëruari nga Oda e Avokatëve duhet të zotërojë gjuhën maqedonase dhe të ketë kaluar provimin gjyqësor të gjuhës maqedonase.

Dauti u zgjodh përnjëherë avokat më 6 nëntor, një muaj para se të përfundojë gjykimi, dhe kërkoi kontroll në tërë materialin e lëndës.

Në “TNT” të dyshuar janë ish kryeministri tash azilant në Hungari, Nikolla Gruevski, ish ministri Mile Janakieski dhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Ata me aktivitetet të përbashkëta, kanë shkatërruar objektin “KOSMOS” të Fiat Canoskit, ngaqë në vitin 2011 e ka ndërprerë koalicionimin me VMRO-DPMNE-në.