Alsat 2019-04-21T09:11:59+02:00
Në qendrën e votimit, pranë shkollë fillore Kole Nedellkovski në Komunën Qendër procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe pa incidente.
Vendvotimet janë hapur në kohë, pra në ora 07:00 dhe i gjithë materiali zgjedhor ka qenë i dorëzuar me kohë.
Qytetarët për Televizionin Alsat thanë se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe se nuk kanë hasur në probleme.
Edhe pse ende është herët, në këtë qendër votimi shihet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët realizojnë të drejtën e tyre të votës.
Loading…