Procesi ndaj Zaevit, Prokuroria rikualifikon lëndën

Prokuroria për krim të organizuar ndërron mendjen. Kryeministrin Zoran Zaev nuk do ta ndjek për mitmarrje, por për kërkim të parave nga biznesmeni Ivan Nikolov nga Strumica për rastin “Ryshfeti”. Me rikualifikimin e aktakuzës, është ulur edhe lartësia e dënimit të paraparë me burg, gjegjësisht prej minimum 5 vite, tani vepra me të cilën ngarkohet Zaev dënimi është prej 1 deri 5 vite. Për shkak të rikualifikimit, gjykatësi Darko Todorovski, aktvendimin do ta sjellë vetë, pa kolegen e tij, Dobrila Kacarska. Prokuroria kërkoi që Zaev të gjykohet për mitmarrje, ndërsa avokatët e tij kërkuan aktvendim lirimi. Ndërsa Zaev u shpreh se do ta respektojë vendimin e gjykatës, pa marrë parasysh se si është. Në rikualifikimin e veprës, ai vëren përpjekje të prokurorisë për krim të organizuar të kompensojë turpin nga rasti, i cili siç tha, i është montuar.

Me siguri nuk tërhiqen nga aktakuza, është e drejtë e tyre dhe e respektoj deri në fund, edhe pse është e qartë si dita, sipas bindjes time, që deri në fund të mos e vërtetojnë vetë prokurorët turpin ndaj prokurorisë për krim të organizuar që bartte kjo lëndë – deklaroi Zoran Zaev.

Filmimi i fshehtë në kabinetin e kryetarit të Strumicës, pas rikualifikimit të veprës, nuk do të vlejë më. Kryeministri shpreson që kallëzimet penale ndaj prokurorëve të krimit të organizuar, të dorëzuara kur u hap rasti “Ryshfeti”, do të procesohen pasi e kanë urdhëruar dëshmitarin se si të veprojë.

Tashmë është e qartë, dëshmitari e përsëriti, se si e kanë montuar, si e kanë detyruar, thjeshtë e palejueshme… – theksoi ai.

Aktvendimi për rastin ryshfeti do të shqiptohet të hënë.

Bojan Stojanovski 

TAGS