Producentët fitues të çmimeve “Grammy” punojnë këngën e Arilenës për në Eurovision

Producentët fitues të çmimeve “Grammy” punojnë këngën e Arilenës për në Eurovision

Eurovizioni po afron dhe Arilena Ara, si çdo konkurrent tjetër në eventin më të madh muzikor në Europë, po punon lidhur me performancën e saj. Burime pranë redaksisë, “News31” mësojnë detaje të reja mbi atë çka pritet të shohim së shpejti. “Shaj” u kthye në të preferuarën e publikut shqiptar, e siç zbuloi vetë këngëtarja në intervistën post-festival, balada do të këndohet në gjuhën angleze në skenën e Eurovizionit.





Lidhur me përfaqësimin e këngës në këtë festival, po punojnë dy producentë fitues të çmimeve “Grammy”. Versioni i “Shaj” në anglisht është punuar dhe riorkestruar në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, ku artistë si Michael Jackson u kanë dhënë jetë projekteve të tyre.

TAGS