Producenti Big Bang i propozon martesë të dashurës në Paris: Ajo tha PO

Arbër Gjikolli i njohur si Big Bang, është producenti i cili fshihet prapa hiteve të shumta të yjeve të estradës.

Ai ka bashkëpunuar me emra shumë të njohur, dhe si rrjedhojë është shndërruar në një prej producentëve muzikorë më të kërkuar në vend.

Përndryshe, Big Bang është i njohur edhe si vëllai i reperit të njohur, Gjiko, i cili i dha fund beqarisë në shtator të këtij viti, duke u martuar me prezantuesen Elita Rudi.

Pak muaj pasi kjo ka ndodhur, duket se edhe vëllai i tjetër po e mendon zyrtarizimin e lidhjes së tij me të dashurën disa vjeçare, Blerina Bokshin.

Ai ka bërë të ditur se i ka propozuar martesë asaj në qytetin romantik të Parisit.

Lajmin e bëri ë ditur përmes një fotografie të dyshes të publikuar në rrjetin social Instagram ,në mbishkrimin e së cilës shkruante: “Ajo tha PO”.

Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe urimet e shumta nga ndjekësit dhe figurat e ndryshme publike, me të cilët ai bashkëpunon. /Telegrafi/

TAGS