Profesoresha Najçevska: A u amnistua Mijallkovi e Jankullovska, le të lirohen gjithë kriminelët nga burgu

Profesoresha e së drejtës kushtetuese në Maqedoni, Mirjana Najcevska kërkon që të gjithë kriminelët në vendin tonë të amnistohen.

Sipas saj të gjithë kriminelët e Maqedonisë që gjenden në burgjet e vendit të lirohen menjëher, pasi më tani presidenti maqedonas Gjorge Ivanov vendosi që të amnistoj Sasho Mijallkovin,Gordana Jankullovskën, Mile Janakievskin, Lube Boshkovskin dhe Zoran Zaevin të cilët ishin të akuzuar për vepra të rrënda penale.

Ajo ndjehet e shokuar nga vendimi i fundit i presidentit të shtetit , Gjorge Ivanov dhe shkruan se Maqedonia tani gjendet para një krize të thellë politike.