Profili i Instagramit të Ariana Fejzullahut mban emrin e një mashkulli turk 

Profili i Instagramit të Ariana Fejzullahut mban emrin e një mashkulli turk 
10:07 | 6 Maj 2019

I gjithë publiku janë habitur me atë se çfarë i ndodhi bashkëshortes së Ermal Fejzullahut.

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë ndër emrat më të komentuar në botën e shoubizit, shkruan lajmi.net.

E gjithë vëmendja shkon te ta për të vetmin postim që bëjnë nëpër rrjete sociale dhe jo vetëm. E së fundmi nuk ka pasur se si të ikën edhe një detaj që i ka habitur të gjithë.

Llogaria e Instagramit të Ariana Fejzullahut tashmë mban emrin e një mashkulli turk e që kjo dëshmon se profili i saj në këtë rrjet social i është hakuar.

Nëse kërkohet Ariana, automatikisht gjindet djali me emrin Oğuz Uzun i cili i ka hequr ‘followin’ Ermalit ndërsa ai vazhdon ta ndjekë.

Deri tani nuk ka pasur reagim nga Ariana apo edhe nga Ermali./Lajmi.net/

TAGS