Alsat 2019-04-03T15:26:09+02:00
Këto janë mbetjet nga aeroplani i rrëzuar një ditë më parë në vendin e quajtur Solunska Gllava, ku humbën jetën katër shtetas të Bullgarisë, të gjithë anëtarë të një familje.
Emrat e viktimave
Boshnakov Angelov Georgi i lindur më 1970
Boshnakova Georgiva Gergana e lindur më 2005
Boshnakova Georgieva Biljana e lindur 2000
Boshnakova KornajevaTzoneva Kalina e lindur 1972
Kulla: A jeni ende në turbulencë?
Piloti: Jo më, tani më jemi mbi re. Niveli i fluturimit 1-6-3. Kemi konflikt me pamjen vizuale me tokën. Po përpiqemi ta shmangim një re shumë të madhe.
Këto janë audio incizimet nga kontaktet e fundit të aeroplanit “Cesna” që u rrëzua dje. Sipas këtyre bisedave, të publikuara nga mediat bullgare, piloti kishte paralajmëruar që para tyre ka një mjegull të dendur që po mundojnë a shmangin. Kulla vendase tenton ta drejton aeroplanin në trase me qiell më të pastër me qëllim evitimin e mjegullave, ndërsa pas minutash, aeroplani zhduket nga radarët me çka humbi edhe kontakti me pilotin e Cesnas. Institucionet vendase ende nuk kanë zbuluar arsyet që shpien deri në aksidentit tragjik. Nga Ministria e Brendshme thonë se ekipe nga të gjitha organet relevante janë në teren për të mësuar shkaqet e aksidentit.
Shërbimet e MPB-së, Instituti për mjekësi ligjore, Prokuroria Publike dhe Komiteti për gjurmë të aksidenteve ajrore dhe incidente serioze po kryejnë hetime nën udhëheqjen e Prokurorit Publik- deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së
Nga Prokuroria thonë se është siguruar perimetri dhe se ekipet hetuese po bëjnë punën e tyre për të regjistruar çdo detaj nga aksidenti. Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, gjegjësisht borës dhe terenit jo të përshtatshëm, pjesët e mbetura të aeroplanit ende nuk janë tërhequr. Aeroplani kishte nisur fluturimin nga Ohri me destinacion Sofjen. Aeroplani ka humbur nga radarët në orën 16 ndërsa.
Besian Leka
Loading…