Prokuroria hesht për përgjimet e reja

Prokuroria hesht për përgjimet e reja

Neni 272 nga Ligji i procedurës penale ia jep mundësinë Prokurorisë që përmes informacionit të marrë të hetoj kush publikon biseda të përgjuara gjatë fushatës zgjedhore. Por, edhe pse mediat i publikojnë incizimet ku përfshihen kryesitë më të ngushta të LSDM-së dhe VMRO-së, për momentin nuk ka reagim nga Prokuroria. Dy herë, në pyetjen pse nuk e hetojnë publikimin e bombave, janë përgjigjur se deri tek ta askush nuk ka dorëzuar kallëzim penal. Derisa Prokuroria për momentin është pasive, Youtube ka vërshuar me incizime ilegale. Sot është publikuar bisedë mes Mile Janakieskit dhe nënkryetarit të VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili nuk lejon të preket një parcelë e caktuar në Ohër.

Janakieski: “Graniti, ku i keni ndërtesat, në vazhdim të ndërtesave Granit…

Nikolloski: “Ooo, assesi. Ato janë të Nefiut, banditit shqiptar”

Nikolloski incizimin e vlerësoi si shtrembërim. Menjëherë pas kësaj, pasoi kundër- incizim. U publikua bombë për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas të njëjtës, me një person të panjohur ai thotë se po merret vesh me Sasho Mijallkovin të mos publikojë biseda për të, duke aluduar në publikimin e materialeve të përgjuara para pesë viteve.

X: Do të thotë, Sasho është i gatshëm për marrëveshje. Sasho”

Zaev: Unë kam negociuar me Sashon. Me Sashon kur u pamë”.

Biseda ilegale të përgjuara nga takimet, por edhe incizimet prej para 5 viteve, në mënyrë intensive publikohen në internet pas fillimit të garës zgjedhore.

Bojan Stojanovski