10 August 2018 / 16:01
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë parahetimore për tenderin për reagjentët nga ministria e Shëndetësisë, për shkak të ekzistimit të indikacioneve për shkelje të ligjit gjatë procedurave për ndarjen e marrëveshjeve për prokurorim publik në ministrinë e Shëndetësisë. Nga Prokuroria për krim të organizuar thonë se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe po bëhen koordinime me institucioneve tjera kompetente për zbulimin e këtij lloji të veprës penale. Hetimet e Prokurorisë vijnë pas publikimit në media se në tenderin gjigant për reagjentë është paraqitur vetëm një kompani e cila është formuar në momentin kur ministria e Shëndetësisë paralajmëroi tenderin për reagjentë me të cilin ministri Venko Filipçe tha se do të bëhen kursime të mëdha në Shëndetësi. Procedura për tenderin e reagjentëve i cili peshon 36 milion euro para tre javësh u ndërpre nga ministri Filipçe pas reagimeve në opinion dhe konstatimit se evoluimi i parë kishte treguar se ka parregullsi në dokumentacionin e nevojshëm.
Vjollca Aliti