Alsat 2019-11-22T16:49:04+01:00
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale “maltretim të fëmijës” nga neni 201 paragrafi 1 i Kodit Penal.
“E dyshuara më 21 nëntor, në këndin e lojërave të një objekti hotelierik, keqtrajtoi një fëmijë dy vjeçar, për të cilin ishte angazhuar si dado. Me atë rast, ajo disa herë e ka goditur fëmijën, i cili ka marrë lëndime në trup. Për këtë vepër penale është paraparë dënim me burg prej një deri dhjetë vite”, kumtoi sot pasdite Prokuroria publike.
Prokurori publik kompetent, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup i ka parashtruar edhe propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për të dyshuarën.
Loading…