Prokuroria: Katër punonjës të DSK-së kanë keqpërdorur 824 mijë euro

Prokuroria: Katër punonjës të DSK-së kanë keqpërdorur 824 mijë euro

Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër katër të punësuar në DSK. Tre persona akuzohen për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, kurse personi i katër për ndihmë gjatë kësaj vepre penale.

“Të akuzuarit, si persona zyrtarë të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej periudhës 25.01.2007 deri më 30.05.2017, kanë vepruar në kundërshtim me nenin 7 të alinesë 1 dhe nenit 12 të ‘Udhëzime për përdorimin e mjeteve për qëllime të posaçme në DSK’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Të akuzuarit sipas njoftimit të PTHP-së kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 50.670.000 denarë.

Për shkak të dyshimeve të bazuara se nëse të akuzuarit lëshohen dhe të mbrohen në liri mund të arratisen, prokurori Publik ka kërkuar masë paraburgimi te gjykatësi në procedurë paraprake për tre të akuzuarit./Telegrafi/