Prokuroria konfirmon vdekjen e Biljana Beliçanec-Aleksiç

Prokuroria konfirmon vdekjen e Biljana Beliçanec-Aleksiç

Prokuroria Themelore Publike ka dërguar njoftim ku konfirmon vdekjen e aktores dhe ish-kryetares së komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç. Prokuroria konfirmon se Beliçanec ishte gjetur e vdekur nga burri i saj, Sashko Millenkovski. Trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsinë, prokurori publik gjithashtu ka lëshuar  urdhër për kryerjen  e ekspertizës mbi gjurmët e siguruara në vendin e ngjarjes.

MPB më herët njoftoi se aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç (45), natë e djeshme  rreth orës 22:30 është gjetur e vdekur në banesën e saj në Shkup në rrugën “Istarska”. MPB gjithashtu njofton se bëhet fjalë për vetëvrasje me varje.

Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit. Ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski. Beliçanec ka lënë dy fëmijë adoleshent të cilët i ka nga martesa e parë, me një stomatolog nga Shkupi.

Loading…

TAGS