Prokuroria nuk konfirmon se Flora Brovina po intervistohet pas publikimit të fotografisë

Prokuroria nuk konfirmon se Flora Brovina po intervistohet pas publikimit të fotografisë

Pas publikimit të fotografisë ku shihet një grua duke u dhunuar gjatë luftës, nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina e cila pretendoi se kjo fotografi ishte dëshmi e dhunimeve që kishin kryer serbët gjatë luftës, pati reagime të ashpra.

Mirëpo, kjo fotografi doli të mos jetë e vërtetë pasi që u zbulua nga mediat se fotografia është marrë nga një faqe pornografike.

Lexo po ashtu:

E për këtë gjë sot në media është raportuar se deputetja Flora Brovina është duke u intervistuar.

Mirëpo të kontaktuar nga Telegrafi, zyrtar nga Prokuroria Speciale nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Ndryshe dje Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se do të hap hetim lidhur me publikimin e asaj fotografie dhe se deputetja Brovina do të ftohet për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera. /Telegrafi/

TAGS