Prokuroria: Pesë persona janë në mbajtje për kryerjen e veprave penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’, ndërsa dy janë në kërkim

Prokuroria: Pesë persona janë në mbajtje për kryerjen e veprave penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’, ndërsa dy janë në kërkim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një operacion të gjerë në disa lokacione në Prishtinë.

Lexo po ashtu:

Gjatë këtij aksioni policia ka arrestuar disa të persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si fajde, shantazhe etje.

Sipas Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, janë ndaluar pesë persona janë dërguar në mbajtje ndërsa dy janë në kërkim.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë, njofton opinionin se dy prej të dyshuarve, lidhur me kryerjen e veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, janë në kërkim, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

TAGS