Alsat 2019-04-21T15:09:00+02:00
Një nëpunës policor ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë të lënduar prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi 40 vjeçari S.J. me automjetin e tij nën ndikimin e alkolit ka përplasur personat në fjalë, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.
Aksidenti ka ndodhur natën e djeshme 45 minuta pas mesnate, në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, në afërsi të lagjes “Ajduqka Çeshma”.
Prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për trupin e vdekur, si dhe ka urdhëruar mbledhjen e dëshmive, fotografimin si dhe skicën e rastit.
Policia sot më herët gjithashtu njoftoi se 45 minuta pas mesnate në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë në afërsi të udhëkryqit me lagjen “Ajduçka Çeshma”, automjeti motorik i udhëtarëve “mercedes”, me targa të Kumanovës, të drejtuar nga S.J. (40), është përplasur në 37 vjeçarin V.C. nëpunës policor dhe në 25 vjeçarin A.M. kandidat për nëpunës policor, të cilët ishin në detyrë zyrtare. V.C. ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa A.M. me lëndime të rënda trupore është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
S.J. me automjetin “mercedes” ka ikur nga vendi i ngjarjes, pas çka në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë në afërsi të hotelit “Satelit” është përplasur në automjetin e udhëtarëve “shkoda” me targa të Kumanovës të drejtuar nga N.P. (34). Shoferi i automjetit “Shkoda” dhe bashkudhëtari D.J. (42) kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa A.J. (52) lëndime të lehta, me ç’rast D.J. është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. ndërsa të lënduarit të tjerë janë dërguar në spitalin në Kumanovë.
Loading…