Alsat 2020-02-20T10:47:36+01:00
Në bazë të pretendimeve të ministrit të brendshëm Naqe Çulev, të datës 19 shkurt e që kanë të bëjnë me mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 15.02.2020 dhe vendimit për anulimin e vendimeve të miratuara nga ministri teknik në Ministrinë e Brendshme, Prokuroria Themelore Publike – Shkup njofton opinionin se do t’i kontrolloj këto pretendime që të vërtetoj nëse ka pasur ose jo parregullsi.
Për këtë qëllim, prokurori publik kompetent ka shtruar kërkesë deri tek Qeveria e RMV-së për sigurimin e të dhenve të nevojshme dhe dëshmive me shkrim që kanë të bëjnë me pretendimet.
Loading…