Prokurorja speciale Lile Stefanova e cila udhëheq rastin “Imperia” ku mes tjerëve dyshohen Orce Kamçev, Sasho Mijallkov dhe 12 persona tjerë, thotë se ajo nuk ka nënshkruar propozimet me të cilat PSP kërkon nga gjykata që arresti i të dyshuarve në këtë rast të shndërrohet në arrest shtëpiak.
Ajo e përmendi shefen e PSP-së Katica Janevën se i ka nënshkruar të gjitha vendimet që dalin nga prokuroria. “Nuk kam nënshkruar asnjë vendim për lirim nga arresti në arrest shtëpiak, e as vendimin për kthimin e pasaportës për Cvetan Pandelevskin. Të gjitha vendimet i merr dhe i nënshkruan Katica Janeva”, tha Stefanovska, transmeton Gazeta Lajm.
“Nuk kam frikë se mund të involvohem në hetimin e ri. Nuk kam pse të involvohem. Nuk e di nëse duhet të frikohet zonja Janeva. Duhet atë ta pyetni”, shtoi Stefanovska.
Ajo dha deklaratë me insistim të gazetarëve si prokurore që e udhëheq rastin “Imperia”, pas pres konferencës së PSP-së që sot e mbajti prokurorja Lençe Ristevska.