8 Nëntor 2018 / 12:11
Prokurorja Villma Ruskovska, e shoqëruar nga një polic, ka lëshuar gjyqin për rastin e “27 prill” pasi që nuk ndiheshte mirë në sallën e Gjygjit. Prokurorja Ruskovska ka kërkuar nga gjyqtarja Dobrilla Kacarska ta lejon që ajo të largohej nga Gjykata për shkaqe shëndetësore.
Në seancë vazhdojnë të shfaqen video incizime nga televizionet. Të gjithë 32 të pandehurit janë të pranishëm në seancë, përveç të pandehurit Sashko Markovski për të cilin procedura është ndarë.Video incizimi i parë televiziv është nga TV Alfa, ku shihet si grupi i qytetarëve dhe policëve hyjnë mes shkallëve kryesore të Kuvendit.
Incizimet gjithashtu tregojnë se si një automjet i ambulancës tenton të arrijë në hyrjen e pasme të Kuvendit, por që nuk mund të hyjë turma e qytetarëve. Pastaj shihet një ambulancë tjetër duke bartur të lënduar, ndërsa gjatë gjithë kohës përreth ka qytetarë./ALSAT/