21 Shtator 2018 / 15:24
Në prag të referendumit të 30 shtatorit, i cili konsiderohet si i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit euroatlantik, ndërmarrja publike “Parqet dhe gjelbërimet” ka rikonstruar parkun e lagjes Dizhon të cilin e ka emëruar parku i NATO-s. Në një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë, përmes luleve shumë ngjyrëshe dhe gurëve të bardhë punëtorët e kësaj ndërmarrje krijuan simbolin e NATO-s me qëllim që të përcjellin mesazhin e qytetarëve pro anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike dhe në BE.
Për të pas një mjedis jetësor së pari në duhet të mobilizohemi dhe të anëtarësohemi dhe të votojmë më 30 shtator, kështu që ne të tregojmë një vetëdije të ngritur të lartë të qytetarëve të Maqedonisë se jemi pro NATO-s, pro mjedisit jetësor dhe pro të mirave të këtij vendi”- theksoi Sadulla Duraku, ministër i Ekologjisë.
Jo rastësisht këtu kemi krijuar simbolin e NATO-s me lule sepse ky park i plotëson të gjitha standardet e një parku bashkëkohor përfshirë këtu edhe sistemin e ujitjes. .Duam nga këtu t’iu bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për hapësirat e gjelbërimit sepse ne nuk duam dhunë dhe papastërti por duam më shumë parqe, gjelbërime dhe ajër të pastër”- u shpreh Ardijan Muça, drejtor i NP “Parqet dhe gjelbërimet”.
Promovimi i parkut të NATO-s u bë në ditën ndërkombëtare të Paqes. Me rastin e kësaj dite nga ana tjetër në parkun e qytetit, USAID-i zhvilloi aktivitetet për Integrim ndëretnik të të rinjve në arsim bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore në Butel. Të rinjtë përcollën porosinë për jetë pa paragjykime.
Mos u ngarkoni me stereotipe. Shqiptarë, maqedonas, të gjithë janë njerëz, të gjithë dakordohemi, sikur pafajësia e fëmijëve, pa paragjykime dhe vetëm përpara”u shpreh Sofija Matovska, nxënëse e SHF “Zhivko Brajkovski” .
Gjithë ajo që dua ta them, porosia është që mos të varemi prej të tjerëve, ti çmojmë njerëzit që janë përreth nesh dhe ti duam ato, ti respektojmë”- tha Anisa Plakaj, nxënëse e SHF “Zhivko Brajkovski”.
Projekti I USAID-it për integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim gjithashtu punon në partneritet me të gjitha komunat, shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni me qëllim që të rinjve të përkatësisë së ndryshme tu mundësojë të mësojnë për të drejtat e qytetarëve.
Melihate Rustemi