Pronari i “Meka”: Unë s’mund të mbaj ‘Porsche’ e të mos i paguaj punëtorët (Video)

Pronari i “Meka”: Unë s’mund të mbaj ‘Porsche’ e të mos i paguaj punëtorët (Video)

Burim Piraj nga kompania “Meka Halal Food”, në emisionin “Jeta në Kosovë”, bëri të ditur se e ka rritur pagën minimale në kompaninë e tij në 350 euro dhe për këtë nuk është pishman.

S’i kam rënë pishman sepse burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe unë i konsideroj si zemra e një firme. Dhe s’mund të funksionojë truri i një firme kur nuk funksionon zemra”, tha ai.

Piraj u zotua se nuk do t’i marrë paratë e ndara nga Pako Emergjente e Qeverisë së Kosovës për subvencionim të punëtorëve.

Unë ato para nuk do t’i marr në mënyrë që të solidarizohem me Qeverinë e Kosovës. Duhet të hidhet poshtë logjika e përfitimit vetëm nga shteti, ne duhet ta ndihmojë shtetin tonë”, tha

“Nuk mund t’i shpjegojë një punëtori që unë kom probleme financiare dhe t’ia paguaj një pagë 170 euro në anën tjetër ta kam një makinë ‘Porsche’ dhe “Mercedes” dhe të bëj pushimet në Dubai dhe kjo është problematike”, ka shtuar Piraj.