Propozim ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm para deputetëve

Propozim ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm para deputetëve

Kuvendi sot do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar.

Në elaborimin e ligjeve për arsimin fillor dhe për atë të mesëm, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska javën e kaluar tha se këto ndryshime ligjore janë të nevojshme për zhvillim të sigurt dhe papengesa të procesit edukativo-arsimor gjatë vitit shkollor.