10 Dhjetor 2018 / 14:15
Ka filluar shqyrtimi publik i propozim-ligjeve që kanë të bëjnë me reformat në sistemin e sigurisë dhe zbulimit. Propozim-ligjet janë publikuar në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik, i cili ka paralajmëruar për procedurën e fillimit të debatit publik, për propozim-ligjet e iniciuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për të huaj, Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe Ligjit për punë të brendshme, Qeveria synon që të vendos një model për reformat në sistemin e inteligjencës. Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim do të mbajë emrin “Agjencia e Zbulimit të Brendshëm”, së paku kështu parashihet në propozim-ligj.
Me miratimin e Propozim-ligj për koordinimin e bashkësisë së sigurisë dhe inteligjencës, do të krijohet model për reformat në sistemit të inteligjencës në drejtim të reformimit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, si dhe krijimit të një mekanizmi të përshtatshëm për koordinimin e bashkësisë së sigurisë dhe zbulimit.
Nga Qeveria thonë se propozimet e vendimeve ligjore të grupit të punës janë bërë në pajtim me rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe ekspertëve vendor. Ndërkaq ligjet paraprake për siguri dhe inteligjencë kanë hasur në rezistencën e VMRO-DPMNE-së opozitare. Ligjet e propozuara nga Qeveria për reforma në sistemin e sigurisë dhe zbulimit do të jenë të hapura për ndërhyrje nga sektori civil për së paku 20 ditë, ndërsa më pas do vazhdojnë me procedurën e miratimit.
Besian Leka
Loading…