Protesta në Manastir, protestuesit gjuajnë objektin e komunës (FOTO)

Në qytetin e Manastirit tensionet janë përshkallëzuar, pasi që protestuesit kanë nisur të thyejnë xhamat e komunës. Dhjetëra protestuesit kanë tejkaluar barrikadat policore dhe kanë nisur të sulmojnë objektin komunal. Korrespodenti ynë në Manastir njofton se situata është e tensionuar dhe se policia po tenton që të largojë protestuesit para objektit komunal.

Protesta filloi në ora 19.00 para sheshit Magnolija, ndërsa më pas u vazhdua drejt objektit të komunës. Këto protesta në Manastir janë në ditën e tretë, pas vendimit për falje të shpallur nga Ivanov, por edhe pasi që Prokuroria Speciale shpalli dosjen kriminale për kryetarin e komunës lidhur me transportin e nxënësve dhe tenderët e manipuluar./ina

 

13023603_10208125026154962_1366149925_n13023200_10208125017594748_1666631870_n13020234_10208125017034734_1433345957_n
13014992_10208125032155112_262092292_n