Protesta në Tiranë: Çahet kordoni i policisë, protestuesit para derës së kryeministrisë

Protesta në Tiranë: Çahet kordoni i policisë, protestuesit para derës së kryeministrisë

Menjëherë pasi ka përfunduar fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, protesta u përshkallëzua dhe turma sulmoi rrethimin e perimetrit të godinës së kryeministrisë.

Pas shtyrjesh mes protestuesve dhe policisë, turma arriti të çajë kordonin e forcave të rendit dhe të futet në oborrin para derës së kryeministrisë.

Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur bojë në muret e godinës së kryeministrisë dhe vijojnë të hedhin kapsolla e fishekzjarrë, në drejtim të forcave të policisë.

Policia nuk ka reaguar ende për të shpërndarë protestuesit, ndërsa vijojnë thirrjet në megafonët përreth kryeministrisë, që protesta të vijojë paqësore.

E veçanta e protestës: Çadrat me mbishkrimin “Ik”

Brohoritje, krisma kapsollash, bojë në drejtim të kryeministrisë, derdhje të qumështit në rrugë.

Kjo është ajo çfarë po ngjan në protestën e nëntë të opozitës së bashkuar e cila kësaj radhe nisi në orët e pasdites.

E veçanta e kësaj proteste mbeten çadrat në të cilat shkruhet “Ik”, një gjetje e organizatorëve për të shpërndarë mesazhin e tyre për kryeministrin Edi Rama dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur protestuesit nga shiu.

TAGS