18 March 2018 / 15:50
Dhjetëra protestues sërish bllokuan rrugën para Qeverisë për të kërkuar tërheqjen e e Ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe mos ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë. Duke pasur parasysh numrin e vogël të protestuesve, Filip Petrovski shfrytëzoi rastin që të bëj thirrje për siç theksoi ai, të bashkohen për të mbrojtur Maqedoninë. Protestës iu bashkua edhe Vëllazëria krishtere e cila veç tjerash adresoi kërcënime edhe ndaj deputetëve të cilët kanë votuar ligjin e gjuhëve. Protesta janë paralajmëruar edhe për fundjavën e ardhshme.
Dua t’i bëj thirrje të gjitha shoqatave patriotike, shoqatave radikale, shoqatave dhe partive djathtiste, intelektual dhe parti të majta të cilët nuk pajtohen me këto politika shërbëtore të Zaevit që të na bashkohen”.
Vërtet jemi të fortë dhe mos na nënvlerësoni. E keni parë edhe vetë. Nuk mund t’i mbaj nën kontroll vëllezërit. 24 orë jam nën presionin e tyre. Kërkojnë radikalizëm – thonë protestuesit.
Adrian Kerimi