26 Janar 2019 / 16:29
Me maska në gojë dhe pankarte në duar, protestuesit kundër ndotjes së ajrit u mblodhën para Kuvendit. Ndonëse protesta ishte e qetë, godina ligjvënëse u blindua nga kordoni policor. Qindra qytetarë iu përgjigjen thirrjes së nismës “Shoqëri kancerogjene”, ndër ta ishte dhe kjo nënë me foshnjën e saj.
Pritshmërie e organizatorëve ishin më të mëdha dhe përcollën mesazh për ata që nuk dolën.
Shohim re të zeza, kurse njerëzit rrinë në shtëpi duke thonë nuk është asgjë. Ja pas 4 vjetësh jemi qyteti më i ndotur në Botë. Ka edhe shumë të këtillë, e dimë se çfarë ndodhi më parë në Veles, e dimë se çka u bë me Tetovën, i dimë të gjitha. Unë e di se kjo nuk është e vetmja, por duhet të fillohet nga diku, por ajo nuk është puna jonë”-tha Hristian Uzunov, organizator i protestës.
Protestuesit, thanë se po vdesin nga 4 persona në ditë shkaku i gjendjes alarmante të cilësisë së ajrit në vend. Ata nuk hezituan t’i shprehur pakënaqësitë ndaj autoriteteve.
Ku është babai i Qytetit të Shkupit, të del e mos të prit duke u lutur që të bie shi për tu pastruar ajri. Duhet të gjithë të dalim, i gjithë Shkupi, e gjithë Maqedonia dhe të shohim se si do të zgjidhin problemin e jo të marrin paga të majme”- pohoi Petre Zhezdovski, protestues.
Këta hajna 28 vjet, e shkatërruan shtetin, ekonominë e vendit dhe tani duan që të shkatërrojnë edhe popullin me sjelljen e tyre të papërgjegjshme. Këtë nismë që e kanë ngritur të rinjtë për ajër të pastër, menjëherë duhet të zgjidhet ky problem”- theksoi Novko Trajanov, protestues.
Sipas tyre, fabrika e çelikut “Zhelezara” renditet si ndotësi më i madh i kryeqytetit e deri tek ngrohja e banorëve me goma e plastmasa. Protestuesit kërkuan nga autoritetet qeveritare që të ndalojnë me masat afatshkurtra dhe të marrin masa më serioze afatgjate. Ata apeluan që të thirret seancë urgjente në Qeveri, duke i përfshirë ekspertët, mjekët, ekologët, ambientalistët, të cilët sot nuk iu bashkëngjitën protestës.
Adnan Qaili
Loading…