21 Mars 2019 / 12:42
Burim Alimi, djali i të dënuarit për rastin e 27 prillit Abdulfeta Alimi ka ndërmarrë iniciativë për të organizuar një protestë gjatë ditës së nesërme përmes së cilës do të shprehin pakënaqësinë e tyre kundër vendimit të Gjykatës, me ç’rastë Abdulfeta Alimit iu shqiptua dënim prej 7 vjet heqje lirie.
Protesta do të filloj në orën 14:00, pika e grumbullimit të protestuesve do të jetë Sheshi Skënderbeu, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejtë gjykatës.
“Ne vlerësojmë se babi imë është viktimë e një rasti të montuar politikë”, deklaroi Burim Alimi, djali i Abdulfeta Alimit.
Familjarët e Alimit në këtë shohin rast të montuar politikë. Djali i Feta Alimit, Burim Alimi pa mos përmendur emra konkret të personaliteteve e as të subjekteve politike u shpreh se ka marrë shumë telefonata dhe pret mbështetje të gjerë për protestën e nesërme.
Loading…