Protestuesit i'a mësyjnë Qeverisë

Protestuesit pasi u ndaluan nga policia para Portës Triumfale dhe u penguan për të arritur tek  Kuvendi, u kthyen dhe janë nisur për tek Qeveria, raporton gazetari i Shenjës nga tereni.

Ndryshe forca të mëdha policore ishin vendosur para Kuvendit dhe nuk lejuan protestuesit që të afrohen para objektit ligjvënës të Maqedonisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ivanovit pas vendimit të tij për të falur politikanët.