PS kërkon ta shkarkojë se ka “kritikuar” dhe nuk ka bërë punën e tij, Malaj u përgjigjet me këtë reagim

PS kërkon ta shkarkojë se ka “kritikuar” dhe nuk ka bërë punën e tij, Malaj u përgjigjet me këtë reagim

Socialistët kanë kërkuar nga parlamenti shkarkimin e ish deputetit të PS-së Arben Malaj (nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në BSH) me argumentin se në daljet e tij publike, ai ka folur dhe mbajtur qëndrime politike, duke shkelur etikën si dhe duke mos kryer detyrën e tij si anëtar i Bankës së Shqipërisë për të folur në publik mbi çështje ekonomike.

Por sipas vetë Arben Malajt, një agument i tillë është qesharak dhe për ta kundërshtuar, ish- ministri i financave ka dhënë plot 12 raste kur ai ka folur publikisht mbi çështje sensitive të ekonomisë së vendit.

“Lista konkrete e angazhimeve edhe publike ne cdo media dhe rrjete sociale do tju behet publike diten e ballafaqimit ne parlament. Ne se ky meter mates se sa anetaret Keshillit mbikeqyres kane kontribuar publikisht per edukimin publik rreth objectivave dhe misionin te BSH do te vepron per gjithe anetaret e KM te BSH, kuptohet se thelbi kerkese se 28 deputeteve nuk eshte ai per te cilin ata perbetohen.
Koha eshte aleati ne I mire dhe me besnik
.”-lajmëron Malaj.

Më poshtë statusi i plotë i Arben Malajt:

Akuza e deputeteve… Ne asnje dalje publike nuk I ka sherbyer plotesimin te mandatit si anetar I Keshillit Mbikeqyres te BSH. Ne asnje??! Daljet e mia publike per (i) domosdoshmeine e reformat strukturore ne ekonomi; (ii) domosdoshmerine e stabilitetit te Financave publike; (iii) paralajmerimi i pare profesional per investitoret pa njohuri investimi ne tregjet financiare dhe sidomos ne monedhat virtualize te mos beheshin viktima te tyre; (iv) artikujt publik per riskun reputational te bankave qendrore; (v) analizst e thella per kufizimet e politikave monetare e fiskale ,” pamundesine e arsenaleve kejnsianiste per te lehtesuar daljen nga krizat; (vi) arsyetimi publik se bazuar ne historine qindra vjecare te krizave ekonomike dhe financiare rikthimi ne nivelin e para krizave kerkon deri 10 vite; (vii) ritheksimi publik I zbatimit te rregulli te arte se catia/ekonomia, financat rregulloren ne dite me diell; (viii) qartesimi se cdo dalje publike te depozituesve te vogel se duhet te mos behen viktime te paniku qe krijojne ngercet, grindjet dhe krizat politike sepse ata do te demtohen me shume; (ix) promovimi I modelit pozitiv ne industrine financiare ne Hollande, ku financier dhe bankieret bejne nje betim si te Hipokratit qe betohen se do ti sherbejne kredimarresve dhe depozituesve duke mos synuar fitime abusive qe e perkeqesojne shendetin ekomomik e financiar te klienteve te tyre; (x) diskutimi qe BSH si miratuese dhe mbikqyrese edhe e mireqeverisjen se bankave tregtare te krijimit deri edhe te nje liste te zeze te manaxhereve me performance te dyshimte me cilesine e kredidhenieve; ( xi) pergjigjia ne kohe te cdo interesi te cdo media per intervista profesionale si kanali me i mire i komunikimit publik; (xii) inicimi I nje apeli publik te rreth 300 kolegeve ekonomisteve dhe mbeshtetesve drejtuar klases politike dhe drejtuesve te institucioneve kushtetuese per dalje as me pare nga kriza shume dimensionale si : (1) krize besimi; (2) krize e braktisen se vendit; (3) krize ekonomike sociale dhe politike; (xii) apeli publik i perseritur se sa me shume te zgjas kjo krize aq me te medha, aq me te thella,aq me te renda dhe me te gjata do te jene pasojat e saj;(xiii) apeli perseritet se krizat I bejne te pasurit me te pasur dhe te varferit me te varfer dhe se varferia me e madhe aktuale eshte ajo shpirterore, jane nje pjese e vogel e angazhimeve publike ne permbushje te detyrimeve morale dhe thellesisht profesionale te vendit tim, edhe si anetar I Bordit te Bankes se Shqiperise.

Lista konkrete e angazhimeve edhe publike ne cdo media dhe rrjete sociale do tju behet publike diten e ballafaqimit ne parlament.

Ne se ky meter mates se sa anetaret Keshillit mbikeqyres kane kontribuar publikisht per edukimin publik rreth objectivave dhe misionin te BSH do te vepron per gjithe anetaret e KM te BSH, kuptohet se thelbi kerkese se 28 deputeteve nuk eshte ai per te cilin ata perbetohen.
Koha eshte aleati ne I mire dhe me besnik.
Arbeni