Pse Bayern nuk luan sikur Liverpool? Kovac jep përgjigjen interesante

Pse Bayern nuk luan sikur Liverpool? Kovac jep përgjigjen interesante
22:01 | 28 Tetor 2019

Niko Kovac ka dhënë një përgjigje të jashtëzakonshme lidhur me stilin e lojës së Bayern Munich.

Bayern është kritikuar shumë së fundmi, pasi nuk ka treguar dominancën që jemi mësuar ta shohim viteve të fundit.

Në anën tjetër, skuadra si Liverpool janë duke aplikuar një lojë me dominimi total. Por, pse Bayern nuk luan sikur Liverpool? Kovac ka përgjigje epike për këtë.

“Ne duhet të përshtatemi me ato që kemi. Nuk mund të provojmë të ecim me 200 km/h në autoudhë, kur ne mund të kapim vetëm 100 km/h” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi lojtarë të llojit tjetër. Ne duhet të gjejmë komponimin e duhur” shtoi kroati.

Kovac së fundmi është lidhur edhe me një largim të mundshëm nga Bayern Munich. /Lajmi.net/

TAGS