Pse duhet të pini sa më shumë ujë?

Pse duhet të pini sa më shumë ujë?

 Uji është një ndër faktorët kryesor për funksionimin e organeve vitale.

Gazetare: Albulena Demaku

Pesha e trupit të njeriut është afërsisht 60% ujë. Trupi përdor ujë në të gjitha qelizat, organet dhe indet e tij për të ndihmuar në rregullimin e temperaturës dhe për të ruajtur funksionet e tjera trupore.

 Megjithatë, ka momente të cilat për shkak të aktiviteteve të ndryshme që secili prej nesh bën, trupi humbet ujin përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe tretjes. Me këtë rast edhe nevoja për konsumim të ujit shtohet.

Uji ndihmon organizmin që të ketë oksigjen të mjaftueshëm e po ashtu, ndihmon edhe në tretjen e ushqimit.

Megjithatë, uji ka edhe funksione të tjera vitale.

Ndryshe, sasia e ujit që i nevojitet organizmit të njeriut varet nga faktorë të ndryshëm.

Ndërsa, në rastet kur trupi nuk ka sasi optimale të ujit në organizëm, ndikon negativisht në funksionimin e organeve dhe mirëqenien e njeriut.

Për funksionim të mirë të organizmit, njeriu gjatë ditës duhet të konsumoj së paku një deri në 2 litra ujë.

TAGS