Pse femrat tërhiqen më shumë nga meshkujt me mjekër?

Pse femrat tërhiqen më shumë nga meshkujt me mjekër?

Në të kaluarën meshkujt të cilët kanë mbajtur mjekër janë konsideruar si të papastër dhe të çrregullt.

Ndërsa sot, mjekrat janë në modë, dhe çdo mashkull dëshiron të këtë një.

Në ditët e sotme, mjekra konsiderohet një atribut i modës dhe stilit.

Nëse nuk na besoni, hyni në Instagram dhe pothuajse çdo mashkull që poston fotografi ka mjekër, e cila mendohet të jetë karakteristika e dytë më sensuale te meshkujt, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Sipas disa statistikave, meshkujt të cilët e heqin mjekrën, në mesatare shpenzojnë 3 mijë orë të jetës së tyre në banjo. Ndoshta, kjo është arsyeja se pse mjekra është bërë trend i madh në vitet e fundit. Lajmi i mirë është se jo vetëm që e ruan kohën e një burri, por po ashtu mjekra i tërheq gratë më shumë.

Gratë i konsiderojnë meshkujt me mjekër më atraktivë dhe më të bukur. Shkencëtarët nga Universitetet e  Australisë kanë pasur interes në studimin e kësaj çështje për të gjetur se si mjekra ndikon në sjelljet e e grave dhe mësoni arsyen prapa kësaj.

Më shumë se 8 mijë gra, janë ftuar që të marrin pjesë në eksperiment dhe u janë treguar një set i fotografive të të njëjtit burrë: në çdo set burri ishte pa mjekër, në setin tjetër kishte pak mjekër, ndërsa në setin e fundit kishte mjekër të plotë. Pjesëmarrëset janë zgjedhur për vlerësuar atraktivitetin dhe se a do të konsideronin të hynin në një lidhje afatgjate me ta.

Shumica e grave kanë deklaruar se burrat me mjekër janë më atraktiv dhe më tërheqës duke e konsideruar faktin për të hyrë në lidhje me ta, ndërsa meshkujt pa mjekër i kanë konsideruar për lidhje afatshkurtër.

Një shpjegim i thjeshtë i kësaj mund të jetë se mjekra mund të shihet si një sinjal   e formidabilitetit ndërseksual dhe potencialit për të ofruar përfitime të drejtpërdrejta për gratë.

TAGS