Pse Jonida Maliqi nuk e fitoi ‘Eurovizion-in’?

Pse Jonida Maliqi nuk e fitoi ‘Eurovizion-in’?

19:28 |

BBC zbulon arsyen e çuditshme të dështimit.

Finalja e madhe e ‘Eurovizionit’, që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tel Aviv të Izraelit, Shqipëria u përfaqësua me këngën ‘Ktheju Tokës’, të kënduar nga Jonida Maliqi, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas përfundimit të kompeticionit më të rëndësisshëm për muzikën në Kontinentin e Vjetër, ka qenë media e njohur “BBC” i ka dedikuar Jonidës disa fjali, ku shkruan dhe shkaqet pse Shqipëria nuk arriti të fitonte.

I ngjajshëm

Faqja zyrtare e Eurovision në Instagram dha disa sekuenca të interpretimit të artistes shqiptare, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.” Ndërsa BBC në analizën e saj të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë ‘Eurovision-in’. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi’, thotë në komentin e tij Neil Smith, reporter i BBC-së në Tel Aviv. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

19:40 |

TAGS