Pse ka më shumë ndarje në verë?

Pse ka më shumë ndarje në verë?

Bashkë me rritjen e temperaturave rriten dhe shanset që lidhja jote të marrë fund. Po, siç mund ta merrni me mend, jemi zyrtarisht në sezonin e ndarjeve.

Muajt e verës shënojnë gjithashtu fillimin e rrezikut për një ndarje të mundshme. Arsyeja? Ajo që po mendoni ju! Shumë çifte heqin dorë nga partneri/partnerja për të shijuar muajt e verës pa i vrarë ndërgjegja.

Ky fenomen është e kundërta e asaj çfarë ndodh në dimër, kur njerëzit lidhen për të kaluar mërzitjen dhe depresionin që vjen bashkë me të ftohtin.

Sipas ekspertëve, duke qenë se në pjesën më të madhe të ditës ka diell, truri prodhon më pak melatonin dhe më shumë serotonin, hormoni përgjegjës për lumturinë, shkruan anabel. Kjo bën që njerëzit të mos e ndjejnë nevojën që dikush të jetë gjithmonë pranë tyre për të ndjerë siguri dhe lumturi.

Pra, edhe nëse ndaheni lajmi i mirë është që keni kohë boll për të takuar njerëz të rinj dhe ta shijoni në diell të plotë lirinë tuaj!

TAGS