Pse Kim po e mbante njërën dorë në një pozitë të tillë, gjatë takimit me Trump? (Foto/Video)

Takimi i sotëm i presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, siç edhe pritej ka shkaktuar shumë vëmendje publike.

Sipas kohës tonë, rreth orës 12:30 Trump dhe Kim u takuan dhe shtrënguan duart, dhe pastaj Trump bëri një deklaratë në të cilën ai vlerësoi liderin e Koresë së Veriut.

Por, siç shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi, një detaj që ka rënë në sy, për të cilin deri më tani nuk ka një shpjegim, është një detaj interesant në momentet kur Trump dhe Kim u ulën përballën gazetarëve.

Siç thuhet tutje, sapo u ul, Kim e kishte vendosur dorën në një pozitë të panatyrshme dhe e mbajti në atë mënyrë gati deri në fund.

Ndryshe, darka e shtruar për nder të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në hotelin “Metropol” në Hanoi të Vietnamit, ka përfunduar pas plotë një orë e 42 minuta kurse samiti pritet të vazhdojë nesër. /Telegrafi/

TAGS