Pse luftohet Adnan Ismaili?

Pse luftohet Adnan Ismaili?

Nga Azem Xhemaili

Pse luftohet Adnan Ismaili (me nofkën #Abija) nga shërbimet sekrete edhe nga leninistët shqipfolës?

Adnan Islamili i njohur në Shkup dhe më gjerë me nofkën Abija është i njohur në opinion si njeri i librit dhe humanist i madh në trojet shqiptare.
Adnan Ismaili – Abija vjen nga një reth me dijetar hafiza edhe kontribues në aspektin fetaro-kombētar. Hifznin e ka mësuar nga hfz. Sadullah Selam, kurse medresenë klasike të rales e ka mësuar te Hfz. Idriz ef. Idrizi. Ai është kushëri i hafizit të njohur Hafiz Ismaili, që për vite të tëra ka qenë nga hafizat më të njohur në Ballkan edhe një nga komisionerët për kontroll të hafizave të ri në BFI. Medresenë e rregullt e ka bërë në Prishtinë, si edhe Fakultetin e Orientalistikës, ndërsa gjuhën e arabe e ka specializuar për dy vite në Rijad të Arabisë Saduite. Ka magjistruar në Prishtinë, ndërsa doktoratën e ka bë në Novi Pazar. Tash është profesor në Universitetin e Tetovës, është drejtor i SHB Logos-A dhe aktivist i madh në jetën bamirëse dhe humane me organizatat e tjera.

Adnan Ismaili është i traditës së hoxhallarëve të Ataullah Efendiut, që e luftuan shpërnguljen e shqiptarëve dhe të myslimanëve në Turqi. Abija është pastaj frymë e mendimit islam të Bosnjë e Hercegovinës, përmes Alija Izetbegoviqit, po ashtu një figurë antikomuniste dhe njeri që dha gjithçka për kombin boshnjak dhe ishte një mik i madh i shqiptarëve

Adnan Abija në kohën e luftës në Bosnjë shumë ka qenë aktiv në ndihmën ndaj vëllezërve boshnjakë. Siç e dini edhe në Katllanovën e Shkupit kemi pasur shumë refugjat boshnjakë. Abija është i njohur edhe më shumë për sakrificën e tij në UÇK e Kosovës dhe UÇK në Maqedoni duke qenë një financues e ndihmës i madh human. Shumica e invalidëve të luftës do të shkojn në Turqi për shërim përmes Abijës, edhe pse shumë pak nga ata invalidë të luftës do të takohen me Adnan Abinë, sepse ai ishte një person që kishte dëshirë mos të dalë në opinion. Ai nuk donte ta dinë njerëzit se ai ka dorë në vepra të mira. Prandaj shpesh shprehet “mjafton Allahu të din”.

Por, sot duart e zeza antikombëtare me prapavijë antishqiptare dhe antimulsimane kan dëshirë të njollosin një figur sikur figura e Abisë.
Prandaj une ju tham: nuk do të korrni sukses se veprat e Abijës kan me ju ngulfat juve. Abija është shkronja shqip. Abija është fletë e librit. Abija është lapsi. Abija ështê vepra. Fjala ABI është fjalë shkupjane e përcjellur me dekada për një njeri me vlera! Nuk mund të jetë çdokush Abi si është Adnan Ismaili
Abi, Allahu të ruajt, Allahu i shtoft edhe te tjerët sikur Abija!