Dr.Driton Maliçi
Në pika të shkurtra shënova analizën, konkluzionet dhe masat që duhet të ndërmirren rreth këti fenomeni në shoqërinë tonë. Planin e përpilova vetë, por planifikimi mvaret prej jush.
Më kujtohet si nxënës i shkollës së mesme, kur ndonjëher kthehsha në shtëpi në orët e mëngjesit, rrugët e qytetit tim ishin të mbushura me njerëz, të gjithë duke shkuar në punë. Thuhet se vetëm komuna e Kumanovës ka pasur dhjetëra mijë të punësuar nëpër kompani prodhimi. Numër që ndoshta sot nuk do të arrijë në tërë Maqedoninë.
Maqedonia si shtet bën pjesë në botën e zhvillimit të ngadalshëm ekonomik.
Duke mos harruar të përmendim se shumica e fabrikave kanë qenë pronë e shtetit, kurse sot janë të privatizuar dhe kanë kaluar në dorën e oligarkëve. Shumica e komapnive që u “uzurpuan” në mënyrë legale nuk e vazhduan veprimtarinë për të cilën u morrën, por disa prej tyre u shëndërruan në restorante, hotele, disa u shkatërruan tërësishtë për të ndërtuar ndërtesa dhe disa kanë mbetur të braktisura. Nga e gjithë kjo më së shumti që pësuan ishin qytetarët, të cilët i kaploi varfëria, dëshprimi dhe filluan të paraqitet problemi i ekzistencës – lufta për jetesë. Këto probleme filluan të paraqiten me paraqitjen e privatizimit në Maqedoni ose thënë nga tregëtia e lirë.
Duke mos harruar se kjo ishte pasuri e të parëve tanë, e ndërtuar me djersën e tyre, dhe u keqpërdor nga një grup “kapitalistësh”.
E njejta ndodh edhe me tokën bujqësore, ku shumë njerëz morrën me qindra hektarë tokë për ta zhvilluar bujqësinë, ku tokat bujqësore nuk ranë në duart e bujqëve por në duart e hajdutëve. Me tërë këtë tokë pjellore dhe me subvencione të ndryshme përsëri Maqedonia importon produkte nga jashtë. Përsëri djersa e të parëve tanë ka rënë në duart e të papërgjegjshmëve. E gjithë kjo ndodh për shkak të mungesës së llogaridhënies.
Njëherit, ndër resurset me shumë të ardhura janë Rafineria OKTA, EVN, Aeroportet, T-mobile, Qendra për Diaizë Diamed, Bankat etj, të gjithë këto të privatizura dhe disa të tjera ndoshta në proces të privatizimit. Ndaj këtyre korporatave kurrë asnjë ankesë nga ana e qytetarëve nuk mund të dale në pubik, sepse në mënyra të ndryshme shumica e mediumeve financohen nga këto korporata. Korporatat arritën deri në atë shkallë që të ngrisin padi ndaj shteteve nëse i është shkelur e drejta e tyre.
Disa ditë më parë, flitej për privatizimin e ndihmës së shpejtë, që “ndoshta” u prolongua për më vonë. Çdo qytetar që shkon nëpër spitale në RM, indirekt e vëren se një pjesë e shëndetësisë është privatizuar, që hap pas hapi ndoshta edhe do të privatizohet e tëra. Duke uruar që të mos privatizohet se mund të vdesin qytetarët jashtë dhe nuk ka kush për ti kontrolluar për shkak të kushteve të dobëta ekonomike.
Ku është logjika dhe konkurenca lojale në një shtetë si që është Maqedonia, të vijnë brende të ndryshme nga bota për të shkatërruar ekoniminë lokale. Rast konkretë prezenca LC Waikiki, u manifestua me mbylljen e qindra bizneseve të vogla dhe shumë qytetarë mbetën pa punë. A mundemi ne ti përballojmë magnatëve?
Të gjitha rrugët çojnë rreth monopolizimit të tregut.
Privatizimi më së shumti u keqpërdor nga udhëheqësia shtetërore, ku secili në mënyrën e vet e plaçkiti shtetin. Kur them shtetin, ne jemi pjesë përbërëse e shtetit, pasuria jonë është plaçkitur dhe duhet të na kthehet neve.
Maqedonia nëpër tërë botën po promovohet si vend shumë i përshtatshëm për investitorët e huaj. Maqedonia është më i përshtatshëm për investitorët e huaj se sa për vendasit që duan që të investojnë. Praktika botërore tregon se Zonat e procesura ekonimike që janë pjesë të Zonave të Lira eknomike nuk janë asgjë tjetër përveç që sjellin përfitime për oligarkët e huaj. Përvojat e shteteteve tjera tregojnë se zonat e lira ekonimike nuk kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të një vendi, përveç se janë të famshme për përfitime të korporatave dhe për një skllavëri moderne ndaj qytetarëve tonë. Qytetarët tonë po keqpërdoren nga korporatat të ndryshme, me rroga aq të ulëta saqë nuk po mjafton as për harxhime personale. Paramendo po pretendojmë që të jemi pjesë e Unionit Evropian, ku qytetarët tanë po njihen për fuqi punëtore ose për skllavëri moderne. Konkurenca akoma më e madhe po bëhet në botën e tretë, që flet se në të ardhmën këto korporata edhe më shumë do ti zvoglojnë rrogat ndaj qytetarëve tanë.
Sa nga këto kompani janë duke i paguar taksa vendit tonë? Ose sa kemi të ardhura nga këto korporata, përveç rrogave të vogla? Praktika e shteteve të tjera tregon, se shumica e korporatave funksionojnë në një shtet derisa janë të liruara nga taksat, pastaj bashkohen me ndonjë korporatë tjetër ose hapin ndonjë të re.
A nuk ju duket sikur dikush na vjedh pasurinë tonë dhe na keqpërdor neve?
Kur njerëzit janë të qeverisur mirë, nuk dëshirojnë liri tjetër.
Si duhet shteti të veprojë kundër kësaj katrahure?
Të fillohet që të gjithë fabrikat dhe tokat të cilat nuk e kanë vazhduar veprimtarinë në profilin që e kanë pasur të konfiskohen nga shteti. Të nacionalizohen pasuritë kryesore të shtetit, duke e kthyer shtetin si pronar të tyre. Nacionalizimi i këtyre resursve nënkupton çmime më të lira për qytetarët e RM dhe më shume para ne duartë e qytetarëve. Promovimi i Maqedonisë në botë si shtet për investime të huaj tax free të largohet sa më shpejtë. E gjithë kjo duhet të bëhet me një bashkëpunim brenda nesh, për të krijuar një brend ku bëjm pjesë të gjithë NE. Shumë më mirë ishte që të fokusohemi që e tërë bota të njohe për ndonjë brend që të krijohet mbrenda nesh, dhe kjo të jetë shenjë identifikuese e jona sesa të njihemi si skllevër për korporatat që përfitojnë nga djersa jonë. Nevojat që nuk mund të plotësohen për qytetarët nga shteti dhe korporatat vendase duhen që të zëvëndësohen me tregje të tjera shoqërore. Bojkotimi i të gjitha produkteve që vijnë jashtë Maqedonisë, dhe kjo do të ndikojë në rritjen dhe hapjen e shumë bizneseve të reja vendase. Të ndalohet emitimi i reklamave nëpër mediumet botërore se Maqedonia është qendër për investime të huaja, që me ato para të ndërtohet një fabrikë që duhet të menaxhohet nga shteti. Të largohen të gjithë promotorët e Maqedonisë, sepse më shumë kanë bërë harxhime dhe kënaqësi personale sesa kanë punuar për shtetin. Ndërtimi i më shume restoranteve nga shteti në Strugë, Ohër, Prespë, Dojran do të ndikojnë dukshëm në rritjen e turizmit në Maqedoni. Duke mos e anashkaluar as promovimin dhe zhvillimin e turizmit rural.
Të mos paraqitemi si viktimë dhe të ankohemi para atyre që nuk e dijnë se çka është mëshira, por të tentojmë të bëjm një strategji nacionale që bota të na njohë si të suksesshëm. E gjithë kjo mund të bëhet me një kordinim institucional duke i caktuar qëllimet në 10 vitet e ardhshme.
Prandaj, ju vlerësojeni, si mund të bëhet mirë në një vend ku pasuria është e grabitur nga dhjetëra persona? Si mund të bëhet mirë, kur tokat tona po boshatisen, rinia, mjekët dhe çdo i dyti person dëshiron të largohet nga ky vend? Vlera e pagës ditore duhet të përcaktohet nga ajo që i nevojitet punëtorit “për të jetuar, për të punuar dhe për tu shumuar”.
Kjo çka ndodh në Francë, Serbi, Shqipëri, Hungari, është shkaku i kapitalizimit sepse njerëzit me rrogat e tyre nuk mund t’ia dalin deri në fund të muajit. Në çdo shtet në të cilin ekziston varfëria – ekziston për shkak të kapitalizmit.
Regulli i kapitalizimit është se duhet ta bësh dikën të varfër për të qenë i pasur. Po pra, ne po grabitemi dhe po varfërohemi nga magnatët botërorë.181
Nëse nuk ndërrmiren masa parandaluese e keqja do të jetë edhe më e madhe.
Sistemi kapitalist po gjen rehatinë duke sulmuar sistemin shoqëror ashtu siç Lufta e tretë botërore që po gjen rehatine ne luftën e parë dhe të dytë .