“Pse nuk martohesh”/ Dorina Mema: I kam premtuar vajzës, deri kur të bëhet 20 vjeç nuk fus mashkull në shtëpi

“Pse nuk martohesh”/ Dorina Mema: I kam premtuar vajzës, deri kur të bëhet 20 vjeç nuk fus mashkull në shtëpi
Tash esht Koha

Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora ku gjatë intervistës ka treguar edhe për jetën private. E pyetur nga Rudina Dembacaj për arsyen pse ajo nuk martohej, sportistja ka rrëfyer se ishte një premtim që i kishte bërë të bijës.





Rudina Dembacaj: Pse nuk po martohesh më Dorina?

Dorina Mema: Është një premtim që ia kam bërë Irsit dhe derisa të shkojë 20 vjeç unë do jem për të. Dashurinë me mashkullin unë nuk e quaj si dashuri jete, të sakrifikosh për dashurinë e madhe kjo ishte, ishte Irsi, është dashuria më e madhe e shpirtit dhe jetës sime. Ajo që më luan fluturat në stomak, nuk është mashkulli, është Irsi.

Nuk dua asnjë mashkull në shtëpi ku jam unë dhe Irsi. Kur ajo të dashurohet, të fejohet, të vazhdoje jetën e saj, unë atëhere do vazhdoj, jam e re.

Tash esht Koha
TAGS