PSG dhe Juventusi inkurajohen nga mos rinovimi i kontratës së De Geas   

Portieri spanjoll, David De Gea ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin dhe kjo ka inkurajuar skuadrat evropiane të vihen pas tij.

Portieri spanjoll ka pak më shumë se një vit të mbetur në marrëveshjen e tij të tanishme dhe është në bisedime të thella me Unitedin për një zgjatje.

Por, drejtuesit e Manchester Unitedit janë nën presion në lidhje me negociatat e tyre me De Gean për një marrëveshje të re.

Lexo po ashtu:

Palët ende janë duke diskutuar marrëveshjen dhe momentalisht nuk po mund të gjejnë ujdinë.

David De Gea (Getty Images)

De Gea thuhet se po kërkon plot 400 mijë funte në javë për të qëndruar, ndërsa oferta e fundit e Unitedit ishte 350 mijë funte në javë.

Sipas mediumit The Times, ky qëndrim i portierit ka inkurajuar gjigantët evropian për të synuar transferimin e De Geas në verë.

Lexo po ashtu:

Francezët e Paris Saint-Germain dhe italianët e Juventusit mendohet se tashmë kanë kontaktuar me agjentin Jorge Mendes.

Në kampin e Old Trafford ka një shqetësim që Mendes është gati të shtyjë De Gean që të largohet nga United për një pagë më të madhe. /Telegrafi/

TAGS